59-vjeçari Armin Laschet është kryetari i ri i partisë së CDU-së, e cila derimë tani drejtohej nga kancerlarja Angela Merkel.

Laschet, kryeministri i landit më të madh të Gjermanisë, Renanisë Veriore-Vestfalisë, është  një nga njerëzit më të afërt të kancelares, dhe shihet si vazhdues i politikës së Merkelit. “CDU-ja duhet të përvetësojë idenë që 16 vitet kur Merkeli ishte kancelare qenë vite të mira. Dhe që ne i mbështesim politikat e saj”, tha ai së fundi. Ai është njëkohësisht për modernizimin e administratës.

Lascheti shihej si kandidat integrues, që mund të bashkojë krahët e ndryshëm të CDU-së. Por muajt e fundit ai humbi pak mbështetje në popull, pasi një pjesë e njerëzve nuk qenë të kënaqur me menaxhimin që ai i bëri pandemisë.

Megjithatë së fundi, mbështetja në Gjermani për Merkelin ka arritur sërish kuota maksimale. Dhe Lascheti duket se përfitoi nga kjo.

Pse zgjedhjet brenda partisë ishin të rëndësishme për Gjermaninë

Në 26 shtator të këtij viti në Gjermani do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe shanset më të mëdha që t’i fitojë ato i ka CDU-ja, të cilën e mbështesin aktualisht 37 përqind e gjermanëve. Pritet pra të vazhdojë tradita: në 70 vjet Republikë Federale Gjermane, për 50 vjet Gjermania është drejtuar nga CDU-ja.

CDU-ja pasohet në sondazhe nga Të Gjelbrit me 20 përqind dhe Socialdemokratët me 15 përqind. Por meqenëse kancelarja Angela Merkel nuk kandidon më në shtator, pyetja që shtrohet është: a do të kemi një vazhdues të politikave të Merkelit në postin e kryetarit të CDU-së e ndoshta kancelarit, apo një ndarje nga epoka e suksesshme e Merkelit? Dhe duket se me zgjedhjen e Laschet do të ketë pak ndryshime në qeverisjen gjermanëve,

Në dallim nga protestantja Angela Merkel, të tre kandidatët që garuan për kreun e ri të CDU-së ishin katolikë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re