Një ditë më parë u publikua dosja në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 21 maji, ku anëtarët të grupit të njohur të Avdylajve janë përplasur ashpër me policinë e burgjeve.

Edhe pse në dosje thuhej se anëtarë të grupit të Avdylajve kanë sulmuar me grushte dhe kanë kërcënuar me jetë në mënyrë të hapur punonjësit e policisë së Burgjeve, gjykata ka anuluar vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, i cili i vendosi në regjimin “41- Bis” personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Por, gjykata, duke marrë edhe mendimin e prokurorit Ervin Karanxha, i cili nuk ishte në të njëjtën linjë me Drejtorin e Burgjeve, ka vendosur që vendimi i tij të anulohet.

Megjithatë, ajo çfarë ka bërë përshtypje në këtë vendimi, është se prokurori Karaxha ka qenë kundër këtij vendim, përkundër propozimit të Drejtorit të Burgjeve.

Emri i Prokurori Karanxha u përfol në media edhe në Janar të këtij viti, pas një vendimi që kishte dhënë ndaj një punonjësi të burgut 313, i cili kishte tentuar që të fuste pije alkoolike në qelinë e Emiljano Shullazit.

Ervin Karanxha kishte vendosur të pushoje hetimet për punonjësin e burgut “313” Egli Pashollari. Në vendimin e publikuar në mediat në atë kohë, Karanxha argumentonte se punonjësi i burgut, Egli Pashollari nuk kishte kryer vepër penale, pasi pijet alkoolike nuk janë të dëmshme për shëndetin.

Po ashtu, në vendimin e pushimi të çështjes, Karanxha thotë se nata e vitit të ri është festë tradicionale qe duhet festuar e prandaj është tentuar që të futet alkool në burg.

Ky vendim i Karanxhës në Janar të këtij viti bëri shumë bujë në media.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re