Avokati Altin Goxhaj ka protestuar mbrëmjen e sotme kundër vaksinimit të detyruar në vendin tonë dhe hyrjes në fuqi sipas tij të shërbimeve vetëm me pasaportë vaksinimi pas datës 1 dhjetor.

Avokati Goxhaj ka thënë me tone të ashpra se nëse do të preken fëmijët nga vaksinimi i detyruar, atëherë autoritetet i pret plumbi.

“Kemi thënë që në fillim se fëmijët nuk preken. Kush prek fëmijët i pret plumbi. Plumbi i prindërve të fëmijëve. Do shohin që fëmija do ketë pasoja jete. Ëdo prind që sheh se fëmijës se tij i rrezikohet jeta ka të drejtë të reagojë”, deklaroi Goxhaj.

Altin Goxhaj ka bërë një ilustrim në rrugët e Tiranës si do të aksesohet në vendet publike pasi të behet me detyrim pasaporta e vaksinimit.

Pjesë nga ilustrimi

Goxhaj: Tani po ulëm të pi një kafe.

-Zotëri ku shkon?

Goxhaj: Dua të pi kafe.

-Pasaportën e vaksinimit?

Goxhaj: Nuk kam.

-Atëherë unë duhet të të shpoj që të hysh në kafe.

Goxhaj: Po mirë nëse unë futem ëa do bësh ti?

-Do marrësh gjobë ti dhe ai i lokalit.

Goxhaj: E kuptuat, do pushohen nga puna .

-Zotëri ndal! E keni vaksinën.

Goxhaj: Unë nuk e bëj vaksinën.

-Atëhere kemi dhomë të posaëme për të gjithë njerëzit që nuk kanë bërë vaksinën. Duhet ta bësh vaksinën nëse do të blesh diëka.

Goxhaj: U pa puna, tani të shkoj të blej bukë të paktën. Një lajm edhe më i keq, në Austri, ata që nuk bëjnë vaksinën do të mbyllen ne shtëpi. Dua të blej bukë.

-Pasaportën e vaksinimit?

Goxhaj: Nuk kam pasaportë vaksinimi.

-Atëherë unë do të ngul këtë (vaksinën)

Goxhaj: Atë shko ngulja Edi Ramës, Ogerta Manastirliut. Mua jo. Unë nuk jam mirë me shëndet klëtë situatë. Meqë nuk më lejojnë të blej, do shkoj në bankë t’i depozitoj lekët dhe të blej online. Unë i kam humbur të gjitha shërbimet, por jam i bindur deri në fund për të luftuar. Jeta ime është zgjedhja ime. Jam i sigurt që kjo vaklsinë është e rrezikshme. Zgjidhje personale e gjithëkujt. Askush nuk vendos mbi trupin tënd ai të ka kthyer në skllav. Ai ta merr jetën ty kur të dojë. I ke dhënë ti të drejtë të bëjë ëa dtë dojë me trupin tënd. Kjo botë është e skllavërimit. Populli më i pavaksinuar në Europë jemi ne.

Goxhaj: Dua të futem të blej ilace.

– Nuk futesh pa bërë vaksinën. Nëse tenton të futesh do telefonojmë policinë.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re