Kushtet janë të pabesueshme ndërsa banorët thonë se “dora e shtetit” nuk ka bërë asnjë investim duke e lënë këtë komunitet pa ujë dhe pa rrugë.

Në mikrofonin e “Fax News”, një banor shprehet i revoltuar për problemet sociale me të cilat përplaset çdo ditë, pasi një fshat me pasuri nëntokësore (me qindra puse nafte) ka ngelur në gjendje katastrofike.

Banori thotë se të rinjtë e fshatit janë pa shpresë, ndërsa theksoi se vajzat e reja nuk vijnë nuse në këtë fshat si pasojë e kushteve të vështira sociale.

“Rruga nuk ka qenë kështu gjithmonë, është mirëmbajtur por kjo rrugë është prishur që kur janë krijuar bashkitë dhe janë krijuar këto njësitë administrative (ndarja e re territoriale). Gjithë kjo zonë nuk ka një mirëmbajtës, por më e keqja është që pronarët e ndryshëm e kanë ngushtuar rrugën. Duke e katandisur rrugën që mos kalojë një motor jo më një makinë apo makinë. I është thënë kryetarit të njësisë administrative sepse fshatarët e kanë ngushtuar rrugën. Ne këtu në fshat nuk e njohim fare investimet, nuk e njohin dorën e pushtetit, nuk e njohin fare dorën e njësisë administrative. Ato lekët që nuk hedhin duhet të kontrollohen që të shikohen ndihmat sociale, sepse po marrin horrat me makina dhe traktora apo 2 hektarë vreshta. Është e tmerrshme! Njësia administrive duhet të kontrollohet ndoshta edhe nga kontrolli i lartë i shtetit. Këtu nuk kemi as ujë as rrugë, vetëm 2 pleq kanë ngelur në këtë fshat, kanë ikur të gjithë po shuhet i gjitrhë fshati. Unë 40 koshore bletë, nuk e njoh dorën e shtetit fare, vetëm i mbaj të gjalla sepse i kam pasion. Nga shteti ne nuk marrim asgjë, ne kemi detyrë të paguajnë kurse ata duhet të na japin. Ky fshat është në qendje katastrofë, si mund të rrijë djali këtu? Ku nuse për djalë këtu kush të vjen këtu? Do të vijë nusja me bidon të mbushë ujë në çezmë? Edhe djemtë janë bërë pa shpresë, marrin xhupin dhe dalin jashtë shtetit. Pse ikin njerëzit? Çfarë të bësh këtu, kandidatët na kanë futur me pahir dhe na gënjejnë. Nuk vjen askush të shikojnë ku jetojnë këta njerëz”, tha banori i revoltuar banori i fshatit.



në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re