Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ftuar në emisionin “Pushteti” në Fax Neës me Juela Meçanin, ka folur për situatën politike në vend, sistemin gjyqësor dhe problematikat brenda selisë blu.

Bylykbashi deklaroi se kryeministri Edi Rama ka kapur “drejtësinë” duke i lënë Gjykatat pa gjyqtarë dhe kjo drejtësi e munguar sipas tij do të sjellë pasoja. Sipas Bylykbashit, Kushtetuta duhet të ndryshojë plotësisht për të rivendosur me kompromis balancat dhe kontrollet.

“Qëllimi i Edi Ramës është jo vetëm të kapë pushtetin por edhe të konsolidojë pozitat e tij. Ai mendon që të shfrytëzojë çdo element për të mbajtur sa më gjatë pushtetin. Gjithë kemi votuar nga drejtësia por sot jemi në një situatë që ne nuk kemi gjyqtarë për të gjykuar hallet e tyre dhe për rrjedhojë një drejtësi e munguar sjell pasoja. Vetingu po zbraz gjykatat duke i lënë në shtëpi, por unë kërkoj që ata të futen në burg jo të largohen. Ramës ndaj ju dresh mandati i tretë që të kompletojë kastën e gjyqtarëve, ky është një investim afatgjatë për të mbrojtur interesat. Për të mbrojtur koncesionet dhjetëra vjeçare në ekonomi, pronarëve nuk u kthehet prona e tyre por i marrin persona të lidhur me Edt Ramën. Këta e kanë bërë vetingun përgjysmë.

Dy palët në parlament bëjnë batuat të papranueshme në Kuvend por edhe PD brenda saj është në krizë. Kjo është një cirk i madh me gladiatorë që po tërheqin vëmendjen nga gjëra që ndodhin. Unë kërkoj nga PD që të qëndrojë larg nga kjo, e kam thënë edhe brenda grupit parlamentar. Nëse ti jep në letër ato bashki ai ti merr në terren pasi ka pushtetin. Ne kemi 94 vota për të ndryshuar kushtetutën, PD nuk duhet ti japë më si në të shkuarën pa parë me sytë e saj. Kushtetuta ka nevojë për të rivendosur , duhet hedhur dhe duhet të bëhet një tjetër, janë prishur balancat dhe kontrollet. Kjo do kohë dhe do konsensus dhe kompromis.

Gjithashtu Bylykbashi tha se Kuvendin Kombëtar nuk do ta pengojë askush dhe do të mblidhet më 11 dhjetor për të analizuar situatën brenda Partisë Demokratike.

“Vetes i kam dhënë lirinë për tu përplasur pa me3nduar që lidershipit të partisë do ti prishet axhenda, por unë do të flas. Kjo është më e madhe nuk ka rëndësi je me Bashën apo Berishën. Sa më shumë ka rezistencë për të bllokuar këtë qëndresë aq më shumë shtohen numrat. Njerëzit janë gjendur të zhgënjyer më 17 maj, djegia e mandateve dhe hidhet poshtë e gjithë pjesa historike e PD, anëtarësimi i NATOS, liberalizimi i vizave janë hedhur poshtë. Berisha është fenomen nuk është individ, cështjet individuale ta zgjidhë ai vetë. Kryetari nuk mund të bllokojë organin më të lartë të partisë.

Nuk është jo statusore, mbledhja e kuvendit është eventi më i madh i PD. E kanë vendosur që të jetë me mijëra anëtar, shumë fishin e atyre që kërkohet, m,ë shumë se n1/4 e anëtarëve që kanë firmosur. Ka qytete si Durrësi që kanë firmosur mbi 80 për qind, për të bërë analizë për humbjen por edhe për lidershipin sepse askush nuk mban përgjegjësi. Kryetari që kishte vendosur objektivat nuk dha llogari. Një Kuvend që do të ndodhë në 11 dhjetor , do të jetë një numër i madh. Kemi një burokratizim edhe të autokracisë. Ne kemi probleme të rënda në strukturë në parim, gjithë të jemi aty edhe Basha edhe të merren vendime. Ata që do të përpiqen që të bllokojnë, vendimet e Kuvendit duhet të marrë llogari. Kjo është një shembull për ringritje, ne fillimisht jemi deputetë të vendit, pastaj të zonës por edhe të anëtarësisë. Nuk mund të mos jemi me ata për ti mbështetur. Unë me ata njerëz kam bërë fushatën dhe me ata bëmë çmos për të përmbyllur regjimin. Nuk duhet të jetë oligarkike qasja, sepse ne jemi me ata”, tha Bylykbashi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re