Kjo qe shihni ne foton kryesore te shkrimit është logoja e re e “Teatrit të Operas dhe Baletit” e cila është publikuar në faqen zyrtare të institucionit .

Thirrjet për të dizenjzuar një logo të re u shpallën në janar të 2020, e bashkë me te edhe kriteret se cfarë duhet të përmbante dhe pasqyronte Logoja, ben te ditur Vizion Plus.

Për fituesin i cili do të shpallej deri më 24 shkurt do të vihej ne dispozicion shuma prej 1,845,000 lekë.

Artistët e “Teatrit të Operas dhe Baletit” kanë qënë të parët që kanë denoncuar se kjo logo e një prej institucioneve më të rëndësishme të artit është plagjaturë, madje është marrë në një faqe interneti që krijon logo të ndryshme.

Nga ana tjetër vetë institucioni i “TKOB” nuk ka publikuar se kush është fituesi, cilet ishin kandidatët në garë dhe juria përzgjedhëse dhe ende nuk ka asnje reagim për këtë çështje.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re