Kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi dhe Parku Rinia i cili sapo ishte inaguruar nga Bashkia e Tiranës me datën 1 qershor është përmbytur.

Rikonstruksioni i Parkut Rinia është bërë nga kompania ‘Agi Kons’ e cila ka marrë afërsisht 1 miliardë lekë me TVSH ose 78.705 775 lekë pa TVSH, ndërkohë që pas një shiu të rrëmbyueshëm, parku është shkatërruar.

Aktori Gent Zenelaj ka publikuar një video nga parku dhe me ironi shkruan se janë hapur pishinat. “I hapi me në fund bashkia pishinat te Parku Rinia …ooo sa bukuri..o sa lumturi Ps: më thonë që Bashkia do mbajë rosa për përdorim të brëndshëm .”, shkruan Zenelaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re