Ambasada amerikane ka njoftuar të gjithë shtetasit e saj në Shqipëri nëpërmjet një mesazhi ‘alert’ në faqen e saj zyrtare që t’u qëndrojnë larg tubimeve gjatë ditës së djeshme, në mbajtjen e Kuvendit të Partisë Demokratike, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Ky tubim mund të migrojë në vende të tjera në Tiranë. Madhësia dhe kohëzgjatja e saktë e mbledhjes së pritshme nuk dihen.
Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme”, shkruhet në njoftim ndërsa ka përcaktuar dhe vendin e orën e mbajtjes së këtij eventi .

Njoftimi i plotë:

“Alert për demonstratë

Vendndodhja: Tiranë: Stadiumi Air Albania

Data/Ora: E shtunë, 11 dhjetor 2021, ora 10:00.

Ngjarja: Një tubim politik është paralajmëruar të zhvillohet në orën 10:00 të datës 11 dhjetor në stadiumin Air Albania në Tiranë. Ky tubim mund të migrojë në vende të tjera në Tiranë. Madhësia dhe kohëzgjatja e saktë e mbledhjes së pritshme nuk dihen.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit.

Veprimet për të ndërmarrë:

Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim.
Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj.
Monitoroni mediat lokale për përditësime.”

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re