Kuvendi i Shqipërisë, përfaqësuar nga Taulant Balla (autorizimi i përfaqësimit është në dosjen gjyqesore ) ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Fatmira Hajdari,

“Përjashtimi i gjyqtares Fatmira Hajdari nga shqyrtimi i çështjes me objekt “Kundërshtimi i vendimit, nr 4510/211 Akti datë 24.01.2020 për pushimin e procedimit penal nr.7340, datë 19.09.2017, për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 245/1 dhe 287 të Kodit Penal.” thuhet në kërkesën e bërë nga Kuvendi.

Kuvendi i Shqipërisë duke vleresuar se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për pushimin e procedimit penal nr.7340, datë 19.09.2017, për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 245/1 dhe 287 të Kodit Penal, është i pa mbështetur në ligjin procedurial dhe atë material ka kundërshtuar këtë vendim në Gjykatën e Apelit Tiranë .

Kuvendi në këtë procedim, ka evidentuar se persona me autoritet shtetëror me veprime dhe mosveprime duke shpërdoruar funksionin publik në bashkëpunim, gjatë procedurave të privatizimit të OSSH-së, kanë konsumuar elementët e veprës penale “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera”,”Mashtrimit”,”Ndikim i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrim i produkteve të veprave penale “, vepra penale këto të parashikuara nga nenet 143, 245/1, 248, 258,dhe 287 të Kodit Penal.

“Në materialet e kësaj çështje, ka një sërë dokumente dhe fakte në lidhje me rolin dhe aktivitetin e shtetasit Nue Nik Kalaj, në kontaktet që ai ka patur me funksionare të lartë shtetërorë apo lidhje familjare të tyre në kohën e privatizimit të OSSH-së, ku ndër to edhe me shtetasin z. Shkëlzen Berisha i biri i ish kryeministrit z. Sali Berisha, kryeministër në kohën e privatizimit të OSSH – së.

Kuvendi me fletë-thirjen e ardhur me datë 29.05.2020, njoftohet për shqyrtimin e ankimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, në dhomë këshillimi në datë 03.06.2010, me trupë gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Fatmira Hajdari dhe Alaudin Malaj.

Gjyqtaria Fatmira Hajdari e cila është caktuar si anëtare e trupës gjyqësore që do të shqyrtojë ankimin e depozituar nga Kuvendi , ndodhet në kushtet e parashikuara nga neni 17 pika 1 shkronja “ë” të Kodit të Procedurës Penale, pasi ekzistojnë shkaqe të rëndësishme njëanshmërie.

Gjyqtaria Fatmira Hajdari ka miqësi familjare me ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjaret e tij , fakt ky i njohur botërisht .

Ne kushtet kur kallëzimi i Kuvendit implikon shtetasit Shkelzen Berisha dhe Sali Berisha për lidhje me shtetasin Ndue Kalaj i dyshuar për ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, pjesmarrja e gjyqtares Fatmira Hajdari në shqyrtimin e ankimit të depozittuar nga Kuvendi, duke qënë së ka miqësi të afërt më familjen Berisha, përbën shkak për njëanshmëri në shqyrtimin e çështjes .

Nëni 18 i Kodit të procedurës penale parashikon se “Palët mund të kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit: në rastet e parashikuara nga nenet 15, 16 dhe 17.

Kuvendi mendon se Gjyqtaria Fatmira Hajdari ndodhet në kushtet e parashikuara nga neni 17 pika 1 shkronjë ‘ ë” të Kodit të Procedurës Penale , e cila përbën shkak për të kërkuar, bazuar në nenin 18 të Kodit të Procedurës Penale përjashtimin e saj nga trupa gjyqësore që do të shqyrtojë çështjen me objekt “Kundërshtimi i vendimit, nr 4510/211 Akti datë 24.01.2020 për pushimin e procedimit penal nr.7340, datë 19.09.2017, për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 245/1 dhe 287 të Kodit Penal. Për sa më sipër Kuvendi, si palë në këtë proces kërkon përjashtimi i gjyqtares Fatmira Hajdari nga shqyrtimi i çështjes”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re