Në mbledhjen e Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, kreu i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi njoftoi se në 22 maji do të zgjidhet drejtuesi i ri i PD-së.

 

“Përcaktimi i datës 22 maj si dita kur do zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e PD, ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, tha Këlliçi.

 

KUVENDI KOMBËTAR I PARTISË DEMOKRATIKE

30.04.2022VENDIMNR. 01 DT 30.04.2022

Në mbështetje të nenit 63 dhe 64 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me propozimin e Komisionit të Rithemelimit si dhe të një grupi deputetësh të PDSH, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike

VENDOSI1.Miratimin në parim të ndryshimeve në Statutin e Partisë Demokratike sipas aneksit bashkëlidhur këtij vendimi.2.Miratimin nen për nen të ndryshimeve në Statutin e Partisë Demokratike sipas aneksit bashkëlidhur këtij vendimi.3.Miratimin në tërësi të ndryshimeve në Statutin e Partisë Demokratike sipas aneksit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

Komisioni i Drejtimit të Punimeve të KuvenditANEKSI 2

Projekt

KUVENDI KOMBËTAR I PARTISË DEMOKRATIKE30.04.2021

VENDIMNR. 02 DT 30.04.2021

Në mbështetje të neneve 42, 43, 46 dhe 64 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, miratuar në datën 11.12.2021, me propozimin e Komisionit të Rithemelimit si dhe të një grupi deputetësh të PDSH, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike,

VENDOSI

1.Përcaktimin e datës 22 Maj 2022 si dita kur do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.2.Procesi zgjedhor do të zhvillohet njëkohësisht në të gjitha degët e Partisë Demokratike.3.Ngarkohen Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit dhe Komisioni i organizimit dhe kontrollit të operacioneve elektorale për organizimin, mbikëqyrjen dhe certifikimin e këtij procesi zgjedhor.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re