Banorët e fshatit Bardhaj në Shkodër kanë dalë në një protestë pasi, sipas tyre firma e cila po merret me rehabilitimin e rrugës kryesore të fshatit, nuk po bën një projekt të standarteve europiane. Ata ankohen se rruga bëhet e ngushtë dhe për ta ky isht më shumë si diskriminim sesa investim.

Banorët kërkojnë të ndërhyhet dhe të ketë një rrugë me parametra europiane të infrastrukturës, përndryshe do të bllokonin rrugën kombëtare në mënyrë që kërkesa e tyre të merrej parasysh.

Banorët e fshatit Bardhaj në Shkodër:

Nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë anulluar punimet dhe nuk kanë bërë gjë tjetër për të bërë rehabilitimin e rrugës. Është gjynah që ky fond të jepet për një rrugë kaq të vogël. Të bëhet rruga e duhur me parametrat europiane nëse e din kto sesi janë andej.

Voltana Ademi duhet të na ndihmojë se jemi ndër fshatrat më të mëdhenj. Nëse nuk merret parasysh kërkesa jonë, do mbyllim rrugën komplet madje do bllokojm edhe rrugën kombëtare. Nuk kena lyp asnjë gjë tjetër.

Ky investim më duket më shumë si diskriminim. I kanë të gjitha mundësitë për ta bërë rrugën me standartet më të mira. Por nuk e dimë a nuk don firma a nuk don bashkia ne nuk e dimë. Jemi fshati më i diskriminum. Kjo zonë i kalon 10 mijë banorë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re