Kryeministri, Edi Rama ka folur mbi postin e besuar ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajn i cili do të merret me të gjitha donacionet e bëra nga të huajt.

Mbi Beqajn janë hedhur shpesh akuza gjatë kohës që ky i fundit ka pasur postin e ministrit, dhe këto akuza janë ringritur pasi së fundmin mori postin e ri. Ndërsa Rama sa i përket këtij vendimi të marrë për emërimin e Beqajt tha se e vlerësonte shumë këtë të fundit nga ana njerëzore.

Edi Rama: E para e punës njëherë ka një hetim për të gjatë kohës që ka drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë, nuk ka një akuzë të ngritur për të. E dyta e vlerësoj shumë si njeri, është një njeri që ka punuar, ka bërë një punë që nuk është shumë e thjeshtë. Duhej diçka e tillë pasi në Shqipëri nuk kuptohet ku investojnë donatorët. Siç ndodh që donatorë të ndryshëm shkojnë e investojnë në një drejtim dhe gjendemi në një situatë jo normale për një shtet serioz. Në vitin 2013 trashëguam 28 plane strategjike për ujin dhe më pas vjen njëri donator, vjen një ministër.

Armand Shkullaku: Tani do të shkojnë tek një njeri.

Edi Rama: Jo, jo, nuk do të shkojnë tek një njeri se kështu ngrihen akuzat dhe nuk përfundojnë në dënime sepse nuk ka prova. Ne e kemi pasur këtë organ por ekemi përforcuar. Duhet ditur se çfarë bëjnë donatorët në këtë vend.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re