Kualifikim i rëndësishëm dhe i merituar për Laçin e Shpëtim Duros, që arrin të mposhtë 3-0 ekipin malazez të Podgoricës, pasi ndeshja e luajtur në Malin e Zi përpara një jave u mbyll me suksesin e vendasve 1-0.
Por, në Elbasan Arena sonte ishte një ndeshje totalisht e dominuar nga kurbinasit, që arritën të shënojnë gol me Deliun duke e çuar në shtesë sfidën aty ku më pas Lushkja dhe Prengaj fiksuan rezultatin final në 3-0.
Kundërshtari i turit të dytë kualifikues të Conference League është Universita Craiova.
Në raundin e dytë kalon edhe Drita, që eliminoi Decic, skuadrën shqiptare që garon në kampionatin e Malit të Zi.
“Intelektualët”, të cilët kishin fituar 2-1 në shtëpi, ia dolën të mposhtin 0-1 Decic.
Golin e fitores e shënoi Ardian Cuculi gjashtë minuta përpara mbylljes së ndeshjes. Festë tek ekipi dardan, që ia doli të kualifikohet në derbin shqiptar.
…
/faxweb
