I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak dje ka mbërritur në Prishtinë, ku vizitën e tij e ka nisur duke takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Lajçak zbulon dhe temën kryesore në këtë takim.

“Sonte patëm një takim të mirë dhe konstruktiv me Albin Kurtin.

Ne diskutuam thellësisht për dialogun, gjithashtu me synimin për hapat e ardhshëm”, shkruan Lajçak në rrjetet sociale.

Pas takimit me Kurtin, diplomati sllovak nuk u prononcua për media.

Ndërsa, kandidati për kryeministër, Albin Kurti pas takimit tha se dialogu me Serbinë nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re