Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak është takuar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi në Bruksel.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lajçak ka thënë se gjithçka që do të bisedohet është mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai theksoi se nuk ka asgjë teknike në dialog.
“E mirëprita Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës për diskutime sot para takimit të dialogut në nivelin e kryenegociatorëve nesër”.
“Gjithçka në bisedimet mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është politike, asgjë s’është teknike”, ka shkruar Lajçak në rrjetet sociale.
