I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur se BE është e bindur se një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve është absolutisht e mundur që të ndodhë.

“Është në interes të tyre, në interes të mbarë rajonit dhe natyrisht në interes të Bashkimit Evropian, gjithashtu”, është shprehur Lajçak për Danas, transmeton Klan Kosova.

Ai ka shtuar se BE dhe SHBA “kanë një histori dhe gjatë dhe produktive në bashkëpunimit të ngushtë me Ballkanin Perëndimor, sikurse edhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak është pyetur edhe për Marrëveshjen e Washingtonit të arritur më 4 shtator mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Është pyetje për administratën amerikane [nëse do të zbatohet marrëveshja].

Ua kujtoj se BE është ndërmjetësues në dialog. Kjo nuk nënkupton se imponohet diçka, por që ne ndërmjetësojmë bisedimet në mënyrë që të gjendet zgjidhja e përbashkët e pranueshme me elemente për marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim”.

Ai ka folur në këtë intervistë për vazhdimin e procesit të dialogut pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, për çka ka thënë se nuk është më e duhura që të përmendet një datë, por që është shprehur se procesi duhet të vazhdojë.

“Porosia e BE-së është e qartë: Jemi gati që ta vazhdojmë dialogun që është ndërprerë në dhjetor, sa më parë që është e mundur që të ndërtohet qeveria. Jam i gatshëm për të udhëtuar në këtë rajon dhe për të takuar me negociatorët për aq së lejojnë kushtet”.

“BE ka thënë qartë dhe nuk ka alternativë përveç dialogut për rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë. Përndryshe, vazhdimi i dialogut pa shtyrje të mëtejshme është në interes të të gjithëve”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re