3 kryetarët e grupeve parlamentare opozitare do të kenë sot një takim me Knut Fleckestein, këshilltarin e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi për çështjet e Integrimit.

Takimi do të zhvillohet në orën 11:30 në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se takimi është kërkuar nga vetë përfaqësuesit e opozitës parlamentare.

Në takim do të jenë Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Nimet Musai.
Kryetarët e grupeve parlamentare opozitare do ta njohin Fleckestein me situatën për reformën zgjedhore.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re