Ilustruese
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Divjakë, ku një mjet ka përplasur një fëmijë 5-vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë në drejtim të spitalit. Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesi i mjetit, shtetasi Xh. L dhe po kryhen veprimet procedurale.
Njoftimi i Policisë:
Sot rreth orës 12:10, në fshatin Çermë Sektor, Divjakë, shtetasi Xh. L., 54 vjeç banues në Çermë Sektor, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një fëmijë 5 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i mjetit, shtetasi Xh. L dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/faxweb
