Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit ‘Kashisht’ në aksin interurban Levan-Tepelenë.

Burime bëjnë me dije se një automjet për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara ka dalë nga rruga duke përfunduar e përmbysur në asfalt.

Shoferi ishte i vetëm në makinë dhe si pasojë e aksidentit raportohet vetëm për dëme material. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re