Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Tiranë, përplasen dy automjete te Vasil Shanto

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vasil Shanto, ku mësohet se dy autovetura janë përplasur me njëra tjetrën.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, përplasja kanë qenë tepër e fortë, ku njëri prej mjeteve është shkatërruar në pjesën e përparme dhe tjetri në pjesën e pasme, duke treguar se kemi të bëjmë me një goditje nga mbrapa,

Nuk dihet ende nëse kemi persona të lënduar, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

/faxweb