Krujë/Informacion paraprak

Më datë 05.12.2021., në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot, një automjet me drejtues shtetasin T. D., 53 vjeç, ka përplasur shtetasin këmbësor E. M., 67 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re