Një áksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Rinasit në Tiranë, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve kanë mbetur të lënduar dy të mitur 15 dhe 13 vjeç.

Njoftimi i pòlicisë: Më datë 01.06.2020, rreth orës 07:17, në rrugën e re të Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin V.S., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.M., ku si pasojë janë dëmtuar pasagjeret në mjet  një 15 vjeçar dhe  një 13 vjeçar, te cilet u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve,  jashtë rrezikut për jetën.

Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje për sqarimin e metejeshme të ngjarjes. Grupi hetimor dhe shërbimet e Pòlicisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (E.K/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re