11 persona janë arrestuar në Tiranë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. Sh., 41 vjeç pasi duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, u konstatua në rrugën “Hoxha Tahsim”, jashtë banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. S., 20 vjeç dhe R. S., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një shkop metalik (shufër hekuri) dhe një pistoletë sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetases në kërkim G. Sh., 29 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Braktisja e fëmijës të mitur”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. V., 45 vjeç, pasi duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, u konstatua në një lokal, jashtë banesës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: D. Sh., 25 vjeç , pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi; T. Ç., 38 vjeç; S. L., 31 vjeç dhe J. B., 39 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. F. H., 18 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga, dhe si pasojë ka humbur jetën pasagjeri i mjetit, shtetasi A. G. E. V., 20 vjeçe pasi u kap duke drejtuar mjetin e saj pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re