Policia e Tiranës njofton se ka nisur procedimi penal për dy vajzat e Rifat Lalos, që denoncuan kushtet e trajtimit të babait të tyre në spitalin Infektiv, ku dhe më pas ndërroi jetë. Në njoftimin e Policisë thuhet se dy vajzat kanë përhapur informacione të rreme, në një kohë kur për ngjarjen nuk është bërë asnjë ekspertizë mjekësore apo ligjore, dhe nuk ka dhënë një verdikt as prokuroria.

Njësoj si të ishte prokurori, Policia nuk e ka vendosur as me dyshime faktin që dy motrat Lalo kanë dhënë informacione të rreme për mjeken Migena Qato, por e kanë bërë fakt këtë të fundit.  Në njoftimin e Policisë thuhet se po vijojnë hetimet për rastin dhe materialet do ti kalojnë gjykatës së shkallës së parë në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 filluan procedimin penal ndaj shtetaseve E. L. dhe I. L., sepse nëpërmjet rrjeteve sociale dhe medias së shkruar, kanë përhapur informacione të rreme për shtetasen M. Q., me detyrë mjeke. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re