Në orën 11:30 Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në ambientet e stadiumit “Air Albania” për marrjen e dozës së tretë të vaksinës.

Rama bëhet kështu politikani i parë që merr publikisht dozën e tretë të vaksinës në vendin tonë, pas rekomandimeve për dozën përforcuese.

Kryeministri ishte ndër njerëzit e parë që u vaksinuar në vendin tonë në Janar të këtij viti, dhe kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga marrja e dozës së dytë prej tij.

Sakaq në një njoftim të shpërndarë për mediat, Ministria e Shëndetësisë njofton se dozën e tretë të vaksinës mund ta marrë çdo person mbi 18 vjeç, me kushtin që të ketë kaluar 6 muaj nga doza e dytë e vaksinës.

Derimë sot dozën e tretë rekomandohej ta bënin të gjithë personat mbi 60 vjecc dhe grupet e rriskut, ku në krye padyshim qëndrojnë mjekët dhe personelet në spitalet e vendit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re