Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani ka reaguar ditën e sotme për ekzekutimin makabër që i bëri mbrëmjen e djeshme Elton Metaj ish-gruas së tij, 23 vjeçares Sabrina Bengaj teksa hante bukë.

Metani thotë se kanë nisur verifikimet për veprimet e magjistratëve pas informacioneve të dala në media që tregojnë sesi 23 vjeçarja ishte e pajisur me urdhër mbrojtje, ndërsa përkujdesjen për autorin e ngjarjes e kishte marrë përsipër babai i tij, pasi u lirua nga burgu me pretendimin se gjendja e tij ishte e rënduar mendërisht.

“Prej momentit të parë, jam duke ndjekur me vëmendje raportimet mbi ngjarjen e rëndë të vrasjes së një 23 vjecareje nga ish bashkëshorti në Zhupan të Fierit. Ka nisur menjëherë vlerësimi i rastit dhe i të dhënave që dalin në media mbi veprimet e magjistratëve“, shkruan Metani.

Një vrasje tronditi mbrëmjen e djeshme fshatin Zhupan në Fier, ku 23-vjeçarja Sabrina Bengaj u vra nga ish-bashkëshorti Elton Metaj, teksa ishte duke konsumuar darkën. E reja kishte marrë urdhër mbrojtje nga data 14.10.2020, deri ne datën 14.10.2021.

Zgjidhjen e martesës dhe urdhërin e mbrojtjes e ka patur gjyqtar Alfred Konomi, ndërkohë që sa i takon Metajt, ai ka përfituar nga gjendja e tij, që sipas prokurorit ishte e rënduar mendërisht.

Fillimisht ai ishte dërguar për t’u mbajtur në kushte spitalore në burgun e Zaharisë dhe më pas ishte liruar. Do të duhej të ishte babai i tij personi përgjegjës për kujdestarinë e 31-vjeçarit, dhe çdo muaj duhet të dërgohej në spitalin e Fierit për tu vizituar nga një mjek psikiatër.

Por të gjithë këto duket se nuk kanë ndodhur, babai i tij nuk ka mundur që të ndalojë të birin në kryerjen e krimit të rëndë, ndërkohë që shteti dhe të gjitha strukturat kanë dështuar në mbrojtjen e jetës së të resë, e cila ishte nënë e një vajze të mitur.

Tashmë Metaj i arrestuar do të përballet me akuzën e vrasjes, ndërkohë që me siguri do ti nënshtrohet një procesi të riinspektimit mendor. Sa i takon babait të tij, nuk dihet nëse ai është ndaluar që të merret në pyetje nga policia, ndërsa e ëma tha për mediat se djali nuk iu kishte treguar për planin e vrasjes.

Dalin dokumentet/ Sabrina Bengaj u vra edhe pse kishte urdhër mbrojtje, babai i Elton Metajt duhet të kujdesej për të birin sipas Gjykatës

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko