Sot qytetarët shqiptarë do t’iu drejtohen qendrave të votimit, për të zgjedhur partinë dhe kandidatin e tyre të preferuar, në listat e qarqeve, që dëshirojnë që ti përfaqësojnë në Kuvendin e 4 viteve të ardhshme.

Në Shqipëri janë 3,588,869 shtetas me të drejtë vote, edhe pse një pjesë e konsiderueshme e tyre janë emigrantë, të cilët edhe në këto zgjedhje nuk kanë të drejtën e votës në vendin ku punojnë dhe jetojnë.

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka votuar te Liceu, në 7 pa një minutë, teksa dha dhe arsyet e këtij vendimi.

Braçe:

Kam për të shkuar në një zonë elektorale ku kriminelë si Enkelejd Alibeaj dhe Sajmir Koreshi janë duke kërcënuar qytetarë.

Janë një tufë rrugaçësh dhe kriminelësh që kanë tërrorizuar gjatë natës familjen e një gruaje. Ajo është drejtuesja e PS aty ndaj kanë shkuar dhe e kanë kërcënuar, shqiptarët të mos i japin shansin kriminelëve dhe vrasësve që të shkojnë në parlament.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re