Prokurori i Përmetit, Asllan Bajrami është kërcënuar në krye të detyrës së tij. Burime të sigurta bëjnë me dije për Fax Neës, se në dritaren e zyrës së prokurorit është gjetur një fishek i cili duket se është vendosur në shenjë mesazhi.

Prokurori ka depozituar një kallëzim ndërsa janë nisur hetimet e menjëhershme për ngjarjen e ndodhur. Mësohet se gjatë ditëve të fundit, prokurori, ka marrë edhe thirrje në celular nga numra privatë. Po zhvillohen hetime edhe për këto telefonata që ai ka marrë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re