Grabitet filiali i një banke të nivelit te dyte në Peshkopi.

Sipas policise, rreth orës 10.00,  një person i maskuar me kapuç eshte futur brenda ne banke dhe nën kërcënimin e një mjeti prerës dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe është larguar.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po kqyren kamerat e sigurisë dhe po fiksohet çdo provë me qëllim identifikimin e autorit.Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, për kapjen e autorit, ben te ditur policia ne komunikaten per shtyp.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re