Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Humb jetën punonjësi në fabrikën e Mark Babanit, vetëm 43-vjeç (Emri)

Një punonjës ka ndërruar jetë ditën e sotme në ambientet e firmës Mare Adriatik në fshatin Shelqet të Bashkisë Vau Dejës. Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se shtetasi Ilirjan Doci 43 vjec është aksidentuar në punë.

Burimet bëjnë me dije se 43 vjeçari është aksidentuar në punë nga një portë elektronike e Frabrikës së peshkut Mare Adriatik në fshatin Shelqet të Bashkisë Vau Dejës ku ky shtetas punonte.

Ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve të marra. Policia e Shkodrës bën me dije se bëhet fjalë për ngjarje aksidentale por po vijon hetimet për zbardhjen e plotë rrethanave.

/faxweb