Skip to content

LAJM I FUNDIT/ I grabit me dhunë çantën gruas në pedonalen e Korçës, e pëson keq çobani pak çaste më pas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në pedonalen e qytetit të Korçës, në afërsi të një hoteli, ku 50 vjeçari Manush Nelaj i ka vjedhur çantën e një shtetaseje dhe është larguar me vrap.

Mësohet se Nelaj është nga Vlora, por punon si çoban në fshatin Lozhan të Maliqit. Ai u kap menjëherë nga uniformat blu dhe u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

/faxweb