Një mjet është djegur qëllimiasht në fshatin Mborje të Korçës, ngjarje e ndodhur kjo në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burime bëjnë me dije për Fax News se mjeti i është djegur shtetasit Arjel Cene nga Mborje. Në polici ai ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me të tjerë. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Policia njofton se “rreth orës 02:30, në fshatin Mborje, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. C., i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij.

Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re