Presidenti Meta njofton se ka pranuar dorëheqjen e Këshilltarit të tij për Çështjen e Emergjencave Civile Shemsi Prençi. Meta shprehet se Prençi e informoi edhe sot si çdo ditë për situatën në zonat e izoluara nga bora, dhe më pas i njoftoi dorëheqjen.

Meta shprehet se Prençi do të ketë angazhime të tjera në të ardhmen, por nuk e specifikon cilat do të jenë ato.

Postimi i Metës: 

Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, z.Shemsi Prençi, pasi më informoi si çdo ditë, për situatën e përmbytjeve në mbarë vendin dhe gjendjen e banorëve në zonat e bllokuara nga dëbora, më njoftoi sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë, për shkak të angazhimeve të tij të reja në të ardhmen.

E falenderova për këshillat e vlefshme, përkushtimin, korrektësinë, profesionalizimin dhe ndjenjat atdhetare të dëshmuara prej tij gjatë bashkëpunimit tonë të frytshëm për gati dy vite. Duke e pranuar dorëheqjen e z.Prençi, i urova suksese për të ardhmen. 

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re