Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Kamioni merr përpara vajzën e mitur në Astir, qytetarët turren ta ndihmojnë

Një aksident i rëndë nka ndodhur në lagjen Asrir të kryeqytetit mbrëmjen e sotme, ku një kamion ka përplasur një vajzë të mitur 14-vjeçare. Siç shihet dhe nga pamjet, qytetarë të shumtë janë mbledhur për t’i dhënë ndihmën e parë të miturës, e cila është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.08.2021, rreth orës 17:10, në rrugën “Tom Plezha”, mjeti me drejtues M. L., ka përplasur këmbësoren e mitur me iniciale E. S., rreth 14 vjeçe,  e cila është dërguar në spital për ndihmë mjeksore, paraprakisht pa probleme për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb