Gjatë ditës së sotme në aksionin e përbashkët mes Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë, në Lipjan është konfiskuar rreth 400 kokainë si dhe deri në këto momente janë arrestur shtatë shtetas të Kosovës.

Tre të arrestuarit janë nga Prishtina, një nga Lipjani, një nga Gjilani, një nga Peja dhe një nga Obiliqi.

Indeksonline ka siguruar emrat e tre të arrestuarve. Bëhet fjalë për Izet Sheqirin, Enver Belegun dhe Bajram Maliqin.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti më herët njoftoi se personave të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit deri në vazhdimin e procedurave tjera gjyqësore.

Kokaina e sekuestruar ishte fshehur nëpër pako të llojeve të ndryshme të mishit, të cilat kishin ardhur nga Brazili.

Përveç arrestimit të 7 personave dhe konfiskimit të 400 kg kokainë, është kapur edhe një armë dhe lloje të ndryshme të veturave.

Operacioni për këtë rast është duke vazhduar dhe mund të ketë arrestime të tjera./Indeksonline

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re