Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka reaguar për herë të parë lidhur me konfliktin e ndodhurt në shkollën Çajupi ku ishin të përfshira 2 mësuese dhe gjendja degradoi deri në përplasje fizike dhe nxjerrja e armës nga familjarët e tyre.

Postimi i Plotë nga Evis Kushi

Të gjitha profesionet janë të nderuara, por mësuesi mbetet në çdo kohë e në çdo vend figura më e dashur dhe më e respektuar për të gjithë. Vlerat që ai mbart janë të jashtëzakonshme dhe të pazëvendësueshme në mirëedukimin e fëmijëve tanë.

Nisur nga ngjarja e rëndë ku të përfshira ishin dy mësuese të gjimnazit “Andon Zako Çajupi” në Tiranë, dje zhvillova një vizitë pranë kësaj shkolle, e cila ndër vite ka spikatur përherë me talente e rezultate pozitive në çdo fushë.

Pasi i urova fillimisht shumë suksese e mbarësi nxënësve në këtë fillim viti shkollor, bashkëbiseduam gjerësisht me mësuesit për çështje shkollore që kanë nevojë për adresim, për lartësimin më tej të figurës së mësuesit, si dhe forcimin e vazhdueshëm të Komisioneve të Etikës dhe Disiplinës, për të garantuar vetëm mbarëvajtje në proceset e shkollës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re