Foto ilustruse

4 persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi janë kapur me një laborator droge, ku kultivonin lëndë narkotike me llampa.

Në pranga kanë rënë shtetasit: Gerhard Duro, Skënder Ismaili, Ervin Shametaj  dhe një person tjetër.

Zbulimi i laboratorit të drogës u bë pasi policia ndaloi mjetin e Shametajt dhe gjeti aty dis kubikë me lëndë narkotike, dhe më pas nisën hetimet e mëtejshme.

Sipas burimeve këto persona ne bashkëpunim me njëri-tjetrin mbillnin hashash në një ambient të mbyllur në zonën e Kodrës së Diellit. Nga burimet bëhet me dije se në atë ambjent janë sekuestruar 52 fidanë si një disa fidanë të tjerë të cilët personat i kishin më vete në makinë.

Ndërkohë operacioni  është shtrirë edhe në zonën e Baldushkut ku  ku policia ka gjetur lendë narkotike e dyshuar kanabis sativë nëpër banesa.

Vijon…

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb