Kuvendi ka bërë publik grupet parlamentare të partive poltike. Ndër to vihet re se, kërkesa e bashës ishte pranuar, pra lista e dërguar që nuk mbante emrin e Sali Berishës si pjesë të Grupit Parlamentar të PD, tashmë është e zyrtarizuar.

Ndërkohë që mësohet se ish kryeministri Sali Berisha nuk mund të formojë grup tjetër parlamentar pa kaluar 6 muaj.

Kujtojmë se kryedemokrati Lulzim Basha përjashtoi ish kryeministrin Sali Berisha nga Grupi parlamentar i demokratëve, pasi sipas tij, kjo do të penalizonte Partinë Demokratike në raport me marrëdhëniet me SHBA-të duke pasur parasysh shpalljen “non-grata” të Sali Berishës nga DASH.

Berisha nuk e priti aspak mirë këtë vendim dhe tha se ishte nëj shkelje statuore për të cilën Basha duhet të jepte dorëheqjen. Ai akuzoi kryedemokratin për përfshirje në pazare politike me kryeministrin Edi Rama.

Kjo solli përçarje të PD-së në 2 kampe teksa Berishës ju bashkuan deputetë si Flamur Noka, Edi Paloka dhe Tritan Shehu të cilët i qëndruan pranë duke treguar se vendimi i Bashës kishte qenë i gabuar. Ndërkohë Berisha tha se askush nuk mund ta përjashtonte atë nga grupi parlamentar i PD-së dhe gjithashtu shprehu individualisht se do të vazhdonte të ishte pjesë e demokratëve në Kuvend.

Aktualisht grupi parlamentar i Partisë Demokratike përbëhet nga 44 deputetë. Ndërsa ky grup kryehesohet nga Alfred Lushaj i cili është shprehur më herët në mbështetje të vendimit të marrë nga Lulzim Basha.

(B.V/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re