Lëkundjet e tërmetit të mbrëmshëm që ra në Follorinë të Greqisë, janë ndjerë më së shumti në zonën e Devollit si zonë kufitare.

Sipas të dhënave të deritanishme, ka 6 raportime për dëmtime banesash, 2 në Bilisht, 2 në fshatin Mançurisht e 2 në fshatin Shuec.

Banorët kanë njoftuar instancat lokale në lidhje me situatën. Sipas komunikimit me kryetarin e bashkisë Eduart Duro, grupet e emergjencave civile kanë nisur verifikimin në terren për rastet e raportuara.

Paraprakisht thuhet se banesat të cilat janë bërë raportime për dëmtime janë banesa të vjetra dhe të amortizuara, të cilat kanë patur probleme edhe më parë.

Megjithatë në fund të verifikimeve do të vendoset nëse kemi të bëjmë me dëmtime serioze nga tërmeti, nëse banesat janë të banueshme ose jo, e më pas do të merren masa për ndërhyrje.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re