Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Përgjaket e diela, aksident me vdêkje në vend, humb jetën këmbësori

 

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Ishull Lezhë në aksin Lezhë-Milot. Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i vdêkur një person.

Burime bëjnë me dije se viktima është përplasur nga një makinë, teksa ecte në këmbë. Ende nuk është bërë i mundur identifikimi i personit që ka humbur jetën.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit.