Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Përplaset “Smarti” me motorin në Durrës, lëndohet drejtuesi i mjetit

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, si pasojë e të cilit është dëmtuar drejtuesi i një mjeti. Ngjarja ka ndodhur në orën 22:00, në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar, sipas policisë.

Burime zyrtare kanë informuar edhe se shtetasi S. L., 23 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, është përplasur me motorrrin tip “Honda”, me drejtues shtetasin D. K., por i lënduar ka mbetur ai i pari, ndërsa drejtuesi i motomjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Ndërkohë, hetuesit po punojnë për zbardhejn e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak 

Më datë 22.05.2021, në orën 22:00, në lagjen nr.1, Durrës, shtetasi S. L., 23 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, është përplasur me motorrrin tip “Hunda”, me drejtues shtetasin D. K. Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetasi S. L., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

Shtetasi D. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtjeshme proceduriale. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/faxweb