Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Lushnje në orët e para të mëngjesit (EMRI)

Faik Veliu ka mbetur i plagosur me arme zjarri mengjesin e sotem ne Lushnje.

Lushnjë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 05:00, në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, në territorin e jashtëm të banesës së tij, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F. V., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb