Policia e Lezhës ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me arrestimin e dy të rinjve që janë ndaluar pas vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha, të cilët ishin në një makinë me autorin tashmë të ndjerë Aldi Rama.

Policia ka arrestuar shtetasit Kristian Sherri dhe Aleksandër Marku, ndërkohë që prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Policia e Lezhës thotë se pritet që të bëhet autopsia e viktimës Aldi Rama, për të përcaktuar dhe shkaqet e vdekjes së tij.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes ku mbeti i vrarë punonjësi i Policisë S. H., në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. M., 26 vjeç dhe K. Sh., 27 vjeç, banues në Lezhë.

Ndërkohë, rreth orës 05:35 të mëngjesit të sotëm, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama.

Ekspertët mjeko-ligjorë, në prezencë të grupit hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po kryejnë autopsinë dhe gjithë veprimet e tjera ligjore.

Grupi i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko