Qyteti i Durrësit, si pasojë e motit të keq në vend, është përfshirë nga erëra të fuqishme të shoqëruara me rrebesh shirash pasditen e kësaj të hëne.

Shirat e shoqëruara me vetëtima dhe bubullima shkaktuan vështirësi në qarkullimin e automjeteve në rrugën e lagjes nr.1 të qytetit bregdetar dhe ndërprerjen e energjisë elektrike në fshatin Jubë për rreth 2 orë.

Rrjeti i kanalizimeve nuk mundi të përballojë sasinë e lartë të reshjeve, gjë që solli prezencën e ujit në rrugë.

Me pushimin e shiut, situata duket se po shkon drejt përmirësimit, por në rast se rrebeshi do të nisë sërish me të njejtin intensitet, rrugët rrezikojnë të bëhen të pakalueshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re