Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Sherr i çastit me pasoja të rënda në Tiranë, 15 vjeçari përfundon në spital pasi qëllohet me thikë

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:45, në bulevardin “Zhan D’ark” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasin e mitur me iniciale J. K., rreth 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekut.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/faxweb