Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Sherr me thika në Pogradec, i riu përfundon në spital

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 29.10.2021, rreth orës 20:00, në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. T., 19 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar gjatë një konflikti të çastit nga një shtetas tjetër.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, po punon për kapjen e tij dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

/faxweb