Një 25 vjeçar është goditur me sende të forta në Sanxhak të Laçit mbrëmjen e sotme.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 20:15, në Sanxhak Kurbin, shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin Ll. L., banues në Kurbin, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.
…
/faxweb