LAJM I FUNDIT/ Shkaktoi aksident të shumëfishtë në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet shoferi i ambulancës

aksidentohet-ambulanca-ne-rinas-lendohet-pacientja-dhe-nje-tjeter-1-800x445-1.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Njoftimi i Policisë
Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 30 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – A. B., 27 vjeçe dhe K. K., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur; – M. J., 55 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
– A. H., 49 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin autoambulancë, është përfshirë në një aksident me disa mjete, në autostradën Durrës-Tiranë. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit: P. Z., 35 vjeç, K. V., 27 vjeçe, A. Z., 26 vjeçe dhe R. B., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin E. D. (A)., 45 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Kavajë proceduan penalisht shtetasit K. H., 26 vjeç, G. I., 26 vjeç, B. H., 44 vjeç dhe Xh. H., 42 vjeç, pasi shtetasi K. H., së bashku me shtetasin G. I., kanë dëmtuar pronën e shtetasve B. H. dhe Xh. H., dhe këta të fundit, i kanë thyer xhamin e makinës shtetasit K. H., dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij dhe ndaj shtetasit G. I.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë