Ilustruese
Është djegur totalisht gjatë natës një banesë dy katëshe në Milot.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al zjarri ka rënë rreth orës 03:00 të mëngjesit, kur brenda banesës ndodheshin 7 anëtarë të familjes.
Fatmirësisht të gjithë anëtarët kanë mundur që të dalin nga banesa pa pësuar lëndime serioze, ndërkohë që dëmet materiale që ka shkaktuar zjarri janë të konsiderueshme.
Ende nuk dihet me saktësi se çfarë e ka shkaktuar zjarrin brenda banesës, ndërkohë që po hetohet për shkaqet.
(E.K/Faxweb.al)
…
/faxweb
