Paraditen e kësaj të mërkure një bombul gazi ka shpërthyer në shkolllën ‘Ndre Mjeda’ të qytetit të Shkodrës.

Burime për FaxNews bëjnë me dije se shpërthimi i bombulës ndodhi në momentin kur po bëhej ndërrimi i saj.

Fatmirësisht ngjarja ndodhi gjatë pushimit të ndërrimit të turneve dhe nuk ka pasur nxënës të pranishëm në klasë.

Edhe vitin e kaluar në po të njëjtën shkollë ka patur një rast të ngjashëm me atë të sotmin. Shpërthimi ndodhi në klasën e parë të kësaj shkolle, por fatmirësisht pa asnjë të lënduar.(F.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re